Futboll Sport

GJERMANIA “TËRMET 8 BALLË”/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

Marco Reus ishte pa dyshim lojtari më i mirë në ndeshjen e djeshme për skuadrën e Gjermanisë.

Kapiteni i Dortmundit hapi siparin e golave në minutën e 10-të, në atë fitore të thellë 8-0 ndaj Estonisë.

Por, predha e lëshuar në minutën e 36-të është pa dyshim goli më i bukur i ndeshjes. Këtë e pranoi vetë lojtari.

“Jam shumë i lumtur. Donim të shënonim sa më shumë gola dhe ia arritëm. Goli nga goditja e dënimit ishte pa dyshim më i bukuri në karrierën time me Kombëtaren. Edhe pse dy kundërshtarët e fundit nuk ishin të një niveli të lartë, ne nuk donim asnjë surprizë të pakëndshme. Tani të shikojmë përpara dhe të bëjmë të njëjtën ndeshje me skuadra si Holanda”, tha Reus.

Related posts

UEFA ndryshon Champions-in, më shumë lojtarë dhe më shumë zëvendësime

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR KUALIFIKIMIN NË CHAMPIONS/ Dopieta e Caicedos mban Lazion në lojë për vendin e katërt

Delo.autor

LIVERPOOL NË AVANTAZH/ Sadio Mane përmbys gjithçka në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment