Futboll La Liga Sport

“El Clasico” pa yjet Ronaldo-Iniesta, trajneri i Barcelonës shfaq “respekt” për të dy

Real Madridi dhe Barcelona kanë humbur këtë periudhë liderët respektivë ylli Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin veteran katalanas Andres Iniesta. Nëse kampionët e Spanjës e kanë thuajse të kompletuar ekipin e ri, largimi i Ronaldos pas 9 vitesh nga Madridi ka krijuar një boshllëk që ende nuk po plotësohet duke e lënë skuadrën në një situatë kaotike.

Por tekniku i Barcelonës Ernesto Valverde ka ndjerë nostalgji për shkëputjen e dy legjendave të klubeve më të fuqishme të Spanjës. Sipas tij të dyja episodet kanë të njëjtën peshë për ekipet dhe futbollin spanjoll:

“Nuk e di se deri në çfarë pike do ta dobësojë kjo Madridin, por ai (Ronaldo) i ka dhënë shumë klubit dhe duhet t’i njihni çdo gjë që ai ka arritur me atë skuadër. Ikja e Cristiano Ronaldos nga Madridi është po aq i rëndësishëm si situata me Andres Iniestan. Jule Lopetegui duhet të mësohet me mungesën e Ronaldos dhe bën mirë ta reduktojë atë”, deklarom ish-trajneri i Athletic Bilbaos.

Ronaldo firmosi gjatë Botërorit me Juventusin kurse Iniesta zgjodhi Azinë e Largët duke firmosur me ekipin japonez Vissel Kobe.

Related posts

AJAX-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë rezultatin, shënon Ziyech

Delo.autor

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Sadik.Autor

Trajneri Panuçi, injoroi sulmuesin më në formë të Kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment