Futboll Sport

Barcelona ka “asin nën mëngë” për të nënshkruar me Milinkovic-Savic

Sergej Milinkovic-Savic është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato vere. Mesfushori i Lazio-s, i lindur në Lleida 23 vjet më parë, tingëllon si përforcim për disa klube të mëdha në Evropë, si Juventus, Man United apo Barça.

Sipas gazetës së Romës, “La Repubblica”, drejtuesit katalanas janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e mesfushorit të talentuar Rafinha, përveç një sasie parash për të nënshkruar me mesfushorin serb. Rafinha tashmë ka përvojë në Serie A, pas huazimit te Interi, në mes të janarit dhe majit të këtij viti, ku ai tregoi një nivel të lartë. Mesfushori brazilian ka qenë një lojtar kyç për ekipin e zikaltërve për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ylli katalanas ka një kontratë në “Camp Nou” deri në qershor 2020, por tani ai është në kërkim të një eksperieince të re dhe ka disa oferta në tryezë.

“La Repubblica” shton se paga prej 2.7 milionë eurosh e Rafinha nuk do të kishte ndonjë problem për drejtuesit e Lazio duke e ditur performancën e mirë të brazilianit në Serie A në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Nga ana tjetër Sergej Milinkovic-Savic pritet që të largohet nga kryeqyteti italian në këtë merkato vere, pasi klubet më të mëdha në Evropë janë gati të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb. 23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Serbisë në Kampionatin Botëror, por u detyrua të largohej nga kompeticioni më prestigjoz në botë, pasi nuk arritën të kalonin fazën e grupeve. Lazio kërkon të përfitojë sa më tepër dhe klubi që ka ofertën më të mirë do të sigurojë shërbimet e tij.

Related posts

NGA VITI 2014 DERI MË TANI/ Trupi i tij plot me muskuj, ja si u tjetërsua Salah (FOTO)

Delo.autor

Biglia gëzon tifozët e Inter: Martinez është i zikaltërve

Q.Autor

Kjo është strategjia e transferimeve te Milan gjatë kësaj vere!

Sadik.Autor

Leave a Comment