Futboll La Liga Sport

Fabregas: Ja pse Spanja u eleminua duke mos prodhuar asgjë në fushë…

Mbështetja e vazhdueshme e Spanjës në “tiki-taka” e ka lënë Cesc Fabregasin të mahnitur, me fituesin e Kupës së Botës 2010 që sugjeron se pasimet e pakuptimta shkaktuan eliminimin e “La Roja” në Rusi, të dielën.

Gjatë një epoke të dominimit, që solli dy Kampionate Europiane dhe një Kampionat Botëror, ky stil loje i spanjollëve ishte shumë më tepër se rendi i ditës. Mesfushori i Chelsea, Fabregas, ishte pjesë e atyre sukseseve, së bashku me instinktet kreative të ikonave të Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi.

Spanja ishte mbërthyer me atë filozofi loje, ndërsa ndoqi nderimet e mëtejshme të mëdha, por përpjekjet e saj këtë verë konsiderohen se nuk kanë pasur një shkëndijë. Fabregas i tha “BBC Sport”, pasi kishte parë se skuadra e Fernando Hierros dominoi posedimin e topit gjatë ndeshjes ndaj Rusisë, por barazoi 1-1:

“Spanja po e kontrollonte thellësisht topin dhe qarkullimin e tij. Unë jam një tifoz i madh i “tiki-taka”, lojës së bukur, por asgjë nuk po ndodh. Ne nuk kemi parë asnjë rrezik nga ekipi spanjoll, përveç një goditjeje me kokë të Diego Costa dhe një gjuajtje jashtë portë të Isco.

Duhej shkuar përpara me Diego Costa në majë, por ka pasur diçka që nuk shkon. M’u duk e çuditshme, se të gjithë lojtarët e Spanjës ktheheshin prapa, ata donin vetëm posedim. Dhe unë mendoj se ky ishte më shumë posedim për t’u mbrojtur, se sa për sulm, kur duhej të ishte e kundërta”.

Related posts

STATISTIKAT SPANJË-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë kanë luajtur 136 ndeshje më shumë. Por vetëm njëri kalon Zhordi Alban për gola

F.autor

Son humbet penalltinë/ Koreja e Jugut mposht Uruguajin para 64 mijë tifozëve

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Villarreal-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment