Futboll Premier League Sport

Chelsea gati të finalizojë marrëveshjen me sulmuesin argjentinas të Juventusit…

Chelsea është gati të nënshkruajë me Gonzalo Higuain. Siç shkruan “The Sun”, drejtuesit e klubit londinez do të takohen me agjentin e lojtarit ditën e mërkurë. Trajneri i ri, Maurizio Sarri nuk do të humbasë kohë dhe ka filluar punën për të kryer transferimet e duhura në këtë merkato. Alvaro Morata ka shënuar vetëm 11 gola në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”, ndërkohë që ish-tekniku i Napolit dëshiron të afrojë një sulmues të fuqishëm, siç është Higuain, me të cilin ka punuar gjatë kohës kur lojtari ishte pjesë e ekipit të tij.

Sulmuesi argjentinas ka realizuar 40 gola në 73 ndeshje të luajtura me fanellën e Juventus.

Gazetarja italiane, Giulia Stronati pretendon se shefat e Chelseas do të finalizojnë marrëveshjen me 30-vjeçarin brenda kësaj jave, pasi kanë rënë dakord për një pagesë prej 44 milionë paundsh me Juventusin. Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me një vlerë prej 6.6 milionë paund, pa para bonuseve.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të hapur për shitjen e argjentinasit për të mbledhur para pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në “Allianz Stadium” për 99 milionë paund. Nënshkrimi i sulmuesit portugez i hap rrugën e ‘daljes’ Higuain. Nëse londinezët e mbyllin marrëveshjen e nënshkrimit me 30-vjeçarin atëherë nënkuptohet ‘fundi’ i Alvaro Moratës dhe Olivier Giroud.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me gjigantët e Premier League dhe mund të jetë viktimë e regjimit të ri në “Stamford Bridge”.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 1-4

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Leeds. Rezultati 1-0

Delo.autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Atletico Madrid zbarkon në Torino, ja drithërimat e para

Delo.autor

Leave a Comment