Futboll La Liga Sport

Barcelona me mision të veçantë në Paris, kërkon zëvendësusesin e Iniestës

Barcelona dëshiron ta marrë Adrien Rabiot në skuadrën e tij dhe tashmë ka lëvizur në këtë drejtim. Thënë ndryshe, kanë filluar përpjekjet për ta mbyllur transferimin e tij. Pep Segura, menaxheri i përgjithshëmi klubit katalanas, dhe Eric Abidal, sekretari teknik, kanë zbarkuar në Paris për të negociuar me drejtuesit e PSG-së, njofton “Mundo Deportivo”.

Mesfushori i ri francez është i gatshëm të largohet nga “Parce des Princes” për t’u bashkuar me radhët e Barcelonës. Vetëm dakordësia e PSG mungon, gjë për të cilën Segura dhe Abidal po punojnë në kryeqytetin parizien. Gjigandët e La Liga-s dëshirojnë të shmangin me çdo kusht përsëritjen e rastit “Verratti”, kështu që këtë herë negociatat për Rabiot po kryhen në një mënyrë tjetër.

Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2019 dhe kjo rrethanë mund ta motivojë PSG-në që të bjerë dakord për ta shitur lojtarin para se ta humbasë atë me parametra zero, verën e ardhshme.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmund shkatërron Leverkusenin, konsolidohet në Champions

Sadik.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Francë-Kroaci, rezultati 4-2

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ Klopp synon të fitojë për t’iu afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment