Futboll Sport

FINALJA/ Ëndrra angleze dhe frika e madhe e teknikut Southgate

Anglia nuk ishte ndër skuadrat më pretendente për të fituar trofeun në para se të niste Kupa e Botës, megjithatë gjërat po i shkojnë mirë dhe situatën duket se e kanë në favor. Vetëm 1 humbje në fazën e grupeve, që për të qenë të sinqertë i doli më mirë, pasi evitoi përballjen me skuadrat si Brazili, Franca, Argjentina apo dhe Belgjika. Tani, “tre luanët” janë në gjysmëfinale, ku do të ndeshjen me Kroacinë.

“It’s coming home” është motoja e anglezëve që besojnë se mund të çojnë në tokën ku u shpik futbolli, trofeun më të rëndësishëm në planet të këtij sporti. 1966 është viti kur Anglia e ka ngritur Kupën e Botës për të parën dhe të fundit herë.

Pas plot 28 vitesh skuadra angleze arrin në gjysmëfinale dhe asokohe si futbollist zbriste në fushë trajneri aktual, Garet Sauthgejt. Edhe pse tekniku ka mundësinë për të bërë historinë, vështirë se i largohet nga mendja gjysmëfinalja me Gjermaninë Perëndimore, që asokohe doli dhe kampione Bote, pasi ishte pikërisht ai që gaboi në 11-metërshin final, duke i dhënë eliminimin përfaqësueses së tij. Vetë Sauthgejt u shpreh dje se për plot 20 vite ishte munduar që ta shmangte këngën “It’s coming home”, por tani i vjen mirë që të gjithë po e shijojnë.

Në përbërje Anglia ka shumë elementë të rinj dhe të talentuar dhe sot janë më të motivuar se kurrë që të bëjnë mirë dhe të takojnë Francën në finalen e madhe të 15 korrikut.

Sigurisht që nëse ndeshja shkon në penallti, trajneri anglez vështirë se do të ketë guximin që të caktojë atë që do të gjuaj i fundit, pasi do ketë frikën e asaj çka i ka ndodhur atij, megjithatë këtë herë “tre luanët” i kanë marrë masat, pasi e thyen dhe “mallkimin” e 11-metërshave, duke u kualifikuar me Kolumbinë, pikërisht falë tyre.

Related posts

PARALAJMËROI PËRMBYSJEN E LIVERPOOL/ Arsene Wenger: “Anfield” është i vetmi vend ku askush nuk…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus nis negociatat me yllin e “Katalanasve” për ta marrë me kosto zero

Delo.autor

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Delo.autor

Leave a Comment