Futboll La Liga Sport

Barcelona prezanton Arthur: E kisha ëndërr, vij tek ekipi më i madh në botë

Barcelona ka nënshkruar me brazilianin Arthur, i cili është prezantuar sot si lojtar i katalanasve dhe ka thënë se ndjehet i privilegjuar të jetë pjesë e “ekipit më të madh në botë”. Mesfushori në fjalë ka zyrtarizuar një marrëveshje 6-vjeçare, duke bërë një lëvizje prej 40 milionë eurosh nga Gremio.

Arthur, 21 vjeç, kohët e fundit e ndihmoi Gremion të fitojë “Copa Libertadores” dhe tani është duke pritur të sfidojë veten në një “peshë të rëndë” të futbollit europian. “Unë jam shumë i lumtur. Kjo është një ëndërr, që e kam pasur qysh kur isha i vogël, – tha ai për “Barca TV”. – Ky është një klub i madh dhe objektivi im është të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, sepse e di se Barcelona e meriton këtë.

Kjo fanellë është ëndrra e secilit lojtar. Për të qenë pjesë e ekipit më të madh në botë, me lojtarët më të mirë në botë, është privilegj i jashtëzakonshëm. Unë mund të ndiej vetëm gëzim në atë që përfaqëson gjithçka ky klub”.

U mendua se Arthur do të kthehej te Gremio si pjesë e marrëveshjes, por largimi i Paulinho nga “Camp Nou” do të thotë se ai do të bashkohet me skuadrën e Barcelonës menjëherë, përpara nisjes së sezonit 2018-2019.

Related posts

BOKSIERI AMERIKAN I PAMPOSHTUR/ Mayweather gati për një duel “show”, ja shuma marramendëse që i kanë ofruar

Delo.autor

UEFA kërcënon PSG, rrezikon përjashtimin nga Champions League

Q.Autor

RAPORTI I “KPMG”/ 537 milionë sterlina, vjen parakalimi historik i Manchester City-t në Angli

Delo.autor

Leave a Comment