Futboll La Liga Sport

Luis Enrike: Unë, antimadrilen? Ata që më kritikojnë i dua shumë

Luis Enrike ka folur për herë të parë si trajner i Spanjës, edhe pse ende nuk është prezantuar në zyrat e federatës. Ish-tekniku i Barcelonës ka preferuar emisionin “Deportes Cuatro” për të treguar emocionet e tij si trajner i “Furisë së Kuqe”.

Por ai dha një mesazh të qartë për mediat se do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ashtu siç ka bërë deri tani. Enrike ka edhe një “thumb” për ata që e konsiderojnë si anti-madrilen. “Dua t’iu them se i dua shumë”, tha trajneri duke qeshur.

KOMBËTARJA- “Nuk e di nëse është një ëndërr, por sigurisht që jam i motivuar për të bërë mirë. Kam pasur fatin të luajë me këtë fanellë dhe ta shijoj në çdo moment. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar për të bërë mirë në aventurën e re si trajner i kombëtares”.

KRITIKAT- “Është e pamundur që në Spanjë të mos kesh kritika. Unë e di çfarë pozicioni kanë trajnerët dhe të kritikosh është gjëja më e lehtë që ndodh në këtë vend”.

MEDIAT- “Si gjithmonë. Nuk mund të përmirësohem tani kur jam 48 vjeç. Është shumë e vështirë që të ndryshoj. Unë jam i vetëdijshëm ku kam arritur në karrierë dhe mediat do t’i trajtoj ashtu siç e meritojnë”. AMBICIET- “Kam shumë dëshirë për të bërë mirë në këtë aventurë”.

ANTIMADRILEN- “Dua t’u them të gjithë atyre që më quajnë antimadrilen, se i dua shumë”.

Related posts

PO MASTURBOHEJ TEKSA AJO BËNTE POZA/ Sportistja “bën për një lek” burrin (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ZYRICHIT/ Ancelotti: Mendoj se tani jemi më pranë trofeve se më parë

Delo.autor

Arbitrit I VDES NËNA gjatë ndeshjes/ Veprimi i Van Dijk bën xhiron e mediave botërore (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment