Futboll Seria A Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Allegri: Interi mund të fitojë titullin kampion në Serie A

Max Allegri po shijon pushimet me familjen e tij.

Duke folur për mediat italiane, ish-trajneri i Juventusit thotë se këtë sezon Interi ka potencial për të fituar titullin kampion në Serie A.

Gjithashtu 52-vjeçari pohon se “divorci” me Juventusin ka ardhur në kohën e duhur.

A ke pengje që u largova nga Juventusi? “Asnjë!”.

“Pas pesë vitesh, ndarja duhej të ndodhte. Ndoshta, Agnelli e kuptoi përpara meje, është i ri dhe i zoti, ka vizion europian. Po bën gjithçka për ta përmirësuar futbollin italian. Me të isha bashkë edhe këtë verë”, tha Allegri.

Ish-trajneri i Juventusit, u ndal të flasë edhe Antionio Conten i cili ka marrë drejtimin e Interit.

Marotta? “Kam fituar katër tituj në katër vjet me të, por fitova edhe pa të gjithashtu. Te Interi ka bërë punë të mirë, pasi mori Antonio Conten që është zgjedhje me peshë. Zikaltërit këtë vit mund të synojnë të fitojnë titullin kampion”.

Related posts

Perisic: Shpresoj të bëjmë gjëra të mira, Inter ka nevojë për më shumë…

Sadik.Autor

MBROJTËSI I BAYERN NË TELASHE/ Jerome Boateng rrezikon të dënohet me 5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

“DUHET TË GJENIM NJË MARRËVESHJE…”/ Akordi Bayern-Nagelsmann, presidenti përgënjeshtron lajmin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment