Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA EKIPET E PREMIER/ Trajneri i Leeds përplaset me klubin për yllin brazilian: Nëse e shisni, unë do të…

Lids Junajtit i ka suprizuar të gjithë këtë sezon në Premier Ligë, me formën fantastik dhe rezultatet pozitive.

Përpjekja e teknikut argjentinas Marselo Bielsa ka qenë e vazhdueshme për të çuar ekipin në kupat e Evropës, por në fund arriti të pozicionohet në vendin e 9 në klasifikim.

Gjithsesi, argjentinasi ka nisur planet për sezonin e ri me objektivin kryesor, kualifikimin e Lidsit në Ligat Europiane dhe për të ngritur një ekip konkurrues në Premier Ligë. Ujërat janë trazuar në ekipin anglez, pasi ditë e fundit është folur shumë për një largimin të mundshëm të Rafinjës,

24-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon. Dy klubet e mëdha të Mançesterit dhe Liverpulit interesohen për brazilianin, por Bielsa kërkon që ai të qëndrojë pasi është një lojtar kyç në formacion.

Argjentinasi u ka bërë presion drejtuesve të klubit duke u thënë se: “Nëse shisni Rafinjën, unë do të largohem”. Lidsi kishte kohë që po luftonte për të sjellë në Premier Ligë sulmuesin e Real Madidit, Lukas Vaskes, por me mbërritje e Ançelotit gjërat ndryshuan dhe spanjollët zgjatën kontratën e 29 vjeçarit deri në 2024.

Related posts

Ylli i PSG-së e konfirmon largimin në fund të sezonit

Sadik.Autor

Presidenti i PSG-së në telashe, gjobitet me 18 milionë euro nga gjykata e Egjiptit

Q.Autor

PROJEKTI AMBICIOZ/ Rijkaard pranë rikthimit të bujshëm tek Milani

Isa.Autor

Leave a Comment