Futboll Sport

MIQËSORJA E LUKSIT/ Milan-Man United: Një sfidë ku kërkohet përqëndrim maksimal

Gennaro Gattuso po i afrohet sezonit të tij të parë të plotë në drejtim të Milan. Ai mori vendin e Vincenzo Montella-s në fundin e 2017-ës dhe udhëhoqi kuqezinjtë drejt disa rezultateve të suksesshme të njëpasnjëshme në muajt e parë. Megjithatë, forma e ekipit pësoi një rënie në fundin e sezonit dhe tifozët do të shpresojnë për një ecuri ndryshe në sezonin e ri.

Gattuso ka marrë një ekip të fortë në Amerikë. Mëngjesin e së enjtes (05:00), kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë të International Champions Cup kundër Manchester United, që nuk ka në përbërje disa emra të rëndësishëm, si David De Gea, Paul Pogba, Marcus Rashford, Jesse Lingard dhe Romelu Lukaku. Pavarësisht nga kjo, skuadra e Jose Mourinho ka shumë lojtarë cilësorë, siç janë Alexis Sanchez dhe Anthony Martial.

Të dy kanë luajtur në miqësoren e zhvilluar kundër San Jose Earthquakes, me francezin që është aktivizuar si qendërsulmues. Një lëvizje kjo që nuk ka dhënë rezultate, me lojtarët e Mourinho që kanë bërë vetëm një gjuajtje në kuadrat në atë barazim pa gola. Të gjithë ata që presin të shikojnë një ndeshje me gola mund të mbeten të zhgënjyer.

Shtatë nga 13 miqësoret e luajtura nga Manchester United nën drejtimin e portugezit kanë dhuruar më pak se tre gola. Nga ana tjetër, që nga momenti që Gattuso ka marrë drejtimin e Milan, kuqezinjtë kanë shënuar më pak se tre gola në 19 nga 33 ndeshje.

Statistika

– Milan dhe United kanë fituar nga 5 ndeshje secila në përballjet e zhvilluara në Europë, me United që ka fituar dy të fundit, duke mundur Milan-in 3-2 në transfertë dhe 4-0 në shtëpi.

– Të tri ndeshjet e luajtura nga Manchester United në International Champions Cup kanë sjellë më pak se tre gola.

Related posts

KAKA I RI tek Milani/ Drejtori i Flamengos shtang gjithçka: Duhen ende disa…

Isa.Autor

LA LIGA/ Spektakël dhe gola, por “El Clasico” mbyllet pa fitues, Barça mbetet e pathyeshme… (VIDEO)

Sadik.Autor

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA MUNDUR MANCHESTER CITY-N”/ Mourinho: Pep? S’do ta harroj kurrë atë që ka bërë…

Delo.autor

Leave a Comment