Futboll Sport

IRAKU NË LUFTË/ Kombëtaren aziatike do ta drejtojë një trajner i madh

Sven-Goran Eriksson është në diskutime për të marrë drejtimin e kombëtares irakene të futbollit. Ish-trajneri i Lazios dhe i Anglisë mësohet se është takuar me përfaqësues të federatës irakene për të diskutuar këtë lëvizje.

Sipas “Sky Sports”, 70-vjeçari mund të konfirmohet në këtë detyrë që në fillim të javës së ardhshme ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. Deri tani Eriksson ka drejtuar 16 skuadra mes klubesh dhe ekipesh kombëtare, duke udhëtuar përreth globit në kërkim të një vendi pune.

Suedezi bëri emër në futboll duke drejtuar Sampdorian dhe sidomos Lazion në Serie A, ku edhe fitoi një titull kampion. Në vitin 2001 arriti të merrte drejtimin e përfaqësueses anglze, i pari i huaj që emërohej në këtë post.

Më pas drejtoi për një vit Manchester Cityn për të kaluar një periudhë të shkurtër në drejtim të Meksikës dhe Bregut të Fildishtë. Në vitin 2011 u largua nga Anglia pas një prove të dështuar me Leicester, për të punuar në kampionatin kinez.

Tani është shumë pranë stolit të Irakut, vendit të renditur i 94-ti në klasifikimin e FIFA-s, e për më tepër ende të përfshirë nga një luftë e ashpër me terrorizmin, ku nuk mungojnë pothuajse çdo ditë sulmet vetëvrasëse edhe në kryeqytetin Bagdad, edhe pse qeveria ka deklaruar shkaërrimin e grupimit terrorist të quajtur ISIS. Ndeshja e ardhshme e Irakut është një miqësore me Palestinën e më pas nisin përgatitjet për Kupën Aziatike me një ndeshje kundër Vietnamit në janar 2019.

Related posts

LIVE/ Wolves-Arsenal, Doherty dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON RITUALI PËR EKIPET PRITËSE/ Tifozët e Anglisë plasin fishekzjarrë pranë hotelin ku qëndrojnë “axurrët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment