Futboll Seria A Sport

PROJEKTOHET INTER I MADH/ Zikaltrit nisin kontaktet me sulmuesin e Chelsea

Alvaro Morata mund të largohet nga Anglia dhe Italia është destinacioni më i mundshëm për të. Sipas asaj që bën të ditur “goal.com”, në gjurmët e sulmuesit të Chelsea është vënë edhe klubi i Inter, që ashtu si Milan, ka pasur një bisedë me menaxherin e futbollistit, në ditët e kaluara.

Pavarësisht nga nisja e bisedimeve ky skenar duket i vështirë për t’u realizuar, sidomos duke parë praninë e Mauro Icardi, sepse kapiteni duket se do të jetë qendërsulmuesi titullar i ekipit të Spalletti në sezonin e ardhshëm.

Morata do të ishte zëvendësuesi ideal i Icardi në rast largimi, por për momentin lamtumira e argjentinasit nuk ka gjasa të ndodhë.

Ndërkohë, argjentinasi Nico Gonzalez nuk do të shkojë te Inter pasi është një hap larg firmës me Stuttgart. Argentinos Juniors ka gjetur marrëveshjen me klubi gjerman për shitjen e futbollistit për 8.5 milionë euro.

Related posts

U NDA NGA JETA E ËMA E DREJTORIT/ Partizani në zi: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama

Delo.autor

“MUND TË ISHTE MË I MIRI NË BOTË, POR…”/ Ish-futbollisti i Manchester United tregon veset që i shkatërruan karrierën Anderson

Delo.autor

Allegri kërkon që Juventusi të rikthejë besimin e humbur në derbi kundër Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment