Futboll Seria A Sport

BEFASIA: “Kontrata e Ronaldos është e pamoralshme, të ndërhyjë shteti”

Kalimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus është pritur si një nga blerjet më të mëdha në historinë e merkatos së Serie A, por polemikat nuk kanë munguar. Dhe duke qenë pothuajse e pamundur të kritikohet operacioni në aspektin teknik, me një 33-vjeçarin portugez që duket më i ri se kurrë, në shënjestër ka përfunduar aspekti ekonomik dhe moral i çështjes.

Është rikthyer pyetja e vjetër. A është e drejtë të paguhet 30 milionë euro në sezon një futbollist, ndërsa shumë italianë kanë vështirësi të sigurojnë bukën e gojës? Përgjigja e parë ka ardhur nga punëtorët e FIAT në Melfi, që kanë lajmëruar dy ditë grevë, sepse “është e papranueshme që, ndërsa punonjësve të Fca dhe Cnh Industrail u kërkohet prej vitesh të bëjnë sakrifica të mëdha në nivel ekonomik dhe më pas vendoset të shpenzohen qindra milionë euro për blerjen e një futbollisti”.

Këtyre kritikave u është shtuar Codacons (Koordinimi i Shoqatave për Mbrojtjen e Ambientit dhe Konsumatorit), që e ka cilësuar marrëveshjen e nënshkruar mes Juventus dhe portugezit si: “Një kontratë imorale dhe e trupshme”. E cila duhet të hetohet nga autoritetet shtetërore.

“Bëhet fjalë për një nga operacionet më të kushtueshme të të gjitha kohërave në futboll. 105 milionë euro të paguara nga Juventus për transferimin e lojtarit, plus një rrogë të barabartë me 31 milionë euro në sezon, për katër vite. Shifra rekord që bien në kontrast me realitetin e miliona italianëve, gjithnjë dhe më shumë në vështirësi ekonomike, me familje që kanë vështirësi të paguajnë faturat dhe të mbyllin muajin, siç ka bërë të ditur Istat”.

Asgjë personale me portugezin, por diçka mbi të cilën duhet reflektuar, sipas presidentit të Codacons, Carlo Rienzi: “Nuk vëmë në dyshim aftësitë dhe vlerën e lojtarit, por bota e futbolli ka dalë jashtë kontrollit tashmë, me çmimet dhe shpërblimet e lojtarëve që kanë arritur nivele astronomike, deri në atë pikë sa vënë në rrezik bilancet e klubeve. Për këtë arsye besojmë se magjistratura duhet të verifikojë korrektësinë e operacionit Ronaldo, duke u siguruar se mund të përballohet nga bilanci i Juventus”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid përgatit dy goditjet e shekullit. Ja dy objektivat e Perez …

Delo.autor

Pjanic: I kam thënë jo Tottenham për këtë arsye

Q.Autor

ZHGËNJEN SËRISH “GALAKTIKËT”/ Akordohen tre penallti kundër, Reali mposhtet thellë nga Valencia

Delo.autor

Leave a Comment