Futboll Seria A Sport

Befason afrimi i ri i Napolit: Më bindi RONALDO për të kaluar në Serie A

Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz, që është bashkuar me Napolin në këtë merkato vere ka zbuluar se një arsye përse ai zgjodhi italianët ishte Cristiano Ronaldo. Super ylli portugez u largua nga Real Madridi pas 9 vitesh për t’u bashkuar me “Zonjën e Vjetër” duke i dhënë në këtë mënyrë një prestigj më të madh edhe Serie A. Gjatë një interviste të dhënë për “La Repubblica”, ish-mesfushori i Betis u pyet edhe për transferimin e CR7 në Serie A. “Cristiano Ronaldo në Juventus është një arsye tjetër që më bën të lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Napoli është një ekip i shkëlqyer dhe do të kem mundësinë të luaj në një kampionat që po rritet edhe më shumë në aspektin e prestigjit, sezon pas sezoni”, tha 22-vjeçari.

“Unë e kam vlerësuar gjithmonë Serie A, e di se niveli mesatar është cilësi e lartë dhe konkurrenca është shumë e vështirë. CR7 është më i miri në botë sëbashku me Leo Messi-n dhe u largua nga Real Madridi për të shkuar te Juventusi, nuk mendoj se ka nevojë të shtoni ndonjë gjë tjetër”, shtoi mesfushori spanjoll që do të luajë për nënkampionët e Italisë. 22-vjeçari erdhi nga Real Betis disa javë më parë për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh. Në sezonin e fundit 22-vjeçari grumbulloi 34 ndeshje në La Liga, prej të cilave 30 si titullar ndërsa shënoi edhe tre gola. Spanjolli do të zëvendësojë mesfushorin e kombëtares italiane, Jorge Luiz Frello Filho, të njohur ndryshe si Jorginho, pasi ky i fundit vendosi të bashkohej me Chelsea-n në merkaton e verës duke hedhur poshtë një ofertë nga kampionët e Premier League, Manchester City.

Related posts

E ARDHMJA E CR7 LARG JUVENTUS/ Ronaldo tek Real Madrid? 3 arsyet pse ky operacion mund të dështojë

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Barcelona i dërgon mesazh “Të Kuqve” për Salah, ja çfarë i shkruajnë (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ BOCA- RIVER PLATE: Sfida ku priten të thyhen shumë rekorde

Isa.Autor

Leave a Comment