Futboll Seria A Sport

Merkatoja e Interit/ Vrsaljko në dorë, Vidal lëviz ngadalë…

Tani është e qartë për të gjithë: merkatoja e Interit duhet të sigurojë dy goditjet e fundit, mbrojtësin e djathtë dhe mesfushorin qendror. Emrat janë gjithashtu të njohur, ato të Sime Vrsaljko dhe Arturo Vidal.

Për kroatin e Atletico Madrid, negociatat duket se po mbyllen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, oferta e klubit nga Spanja ishte më e ulët se sa pritej, duke treguar faktin se Interi tani ka thikën në anën e dorezës, me vullnetin e fortë të lojtarit kroat për të shkuar në Milano.

Ky transferim nënkupton 5.5 milionë euro për huazimin aktual dhe 16.5 milionë të tjera për të drejtën e shpengimit brenda një viti. Një transaksion total prej 22 milionë eurosh, i cili, nëse konfirmohet, do të ishte shumë më poshtë pretendimit fillestar prej 30 milionë eurosh të Atletico Madrid. Lojtari së shpejti do të arrijë miqtë dhe bashkatdhetarët, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë, negociatat për Arturo Vidalin vazhdojnë, por më ngadalë në këtë rast. Interi ka nevojë për para nga shitja e Joao Mario, me qëllim që t’i jepte ato te Bayern Munich për mesfushorin kilian. Ndërsa për momentin, fuqia blerëse e zikaltërve është shumë e ulët.

Piero Ausilio ka, megjithatë, miratimin e lojtarit, i cili i ka dhënë disponueshmërinë e tij Interit. Ajo po përpiqet të ulë kërkesën e klubit bavarez, i cili ende kërkon 30 milionë euro për një lojtar, që i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe, i cili po bën presion për t’u larguar.

Kjo është arsyeja pse Interi nuk ka ngutje, i vetëdijshëm për faktin se në dy javët e fundit të merkatos, Bayerni do të lëkundet, duke mos qenë në gjendje të mos fitojë para nga një lojtar si Arturo Vidal.

Alternativë mbetet kthimi i madh i Mateo Kovaçiç. Në këtë rast, megjithatë, Real Madridi duhet të rekrutojë një mesfushor, në mënyrë që të pajtohet të lirojë kroatin, i cili në atë moment do të kishte edhe më pak hapësirë ​se ​sot në “Bernabeu”.

Related posts

E BUJSHME TEK INTERI/ Vendimi i marrë nga Marotta-Spalletti, zbulohet motivi pse iu hoq shiriti Icardit

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Valery

Delo.autor

“TËRBOHET PANUCCI”/ “Tronditet” kuqezinjtë, PORTIERI “lë” KOMBËTAREN

Isa.Autor

Leave a Comment