Futboll Seria A Sport

Befason Leonardo/ Drejtori sportiv i MILANIT takim në Londër me menaxherët e talentit brazilian

Nuk është vetëm aksi i nxehtë i merkatos me Juventus-in për Bonucci, Caldara dhe Higuain. Milan-i po punon në disa fronte për të përmirësuar skuadrën. Një nga këto ka të bëjë me brazilianin Bernard, i cili mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për formacionin kuqezi. Pas skadencës së kontratës me Shakhtar, lojtari i datëlindjes 1992 po vlerëson zgjidhjet e mundshme dhe një nga këto është edhe Milan.

Sipas “calciomercato.com”, Leonardo, që është gjithashtu brazilian, do të takohet shumë shpejt me menaxherët e futbollistit, Bertolucci dhe Kia Joorbachian në Londër. Nyja e vetme për t’u zgjidhur është rroga e lojtarit, i cili kërkon 3,5 milionë euro në vit.

Kuqezinjtë shpresojnë ta mbyllin operacionin shumë shpejt për të shmangur ndërhyrjen e klubeve të tjerë dhe për t’i vënë në dispozicion trajnerit Gattuso një futbollist cilësor, i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit.

Related posts

PAS DËSHTIMIT TË BUFFONIT/ PSG shënjestron portierin më të mirë në Europë, ja oferta e çmendur

Delo.autor

TELEVIZIONI I SHQIPTAREVE NUK NDALET/ SURPRIZË: Real Madrid – Barcelona vjen në RTSH (FOTO)

Isa.Autor

LARGIMI I TALENTIT BROJA NGA GRUMBULLIMI/ Shikoni si gënjehet trajneri Reja “live” nga stafi i FSHF-së (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment