Futboll Premier League Sport

HABIT Pep Guardiola: Ja pse kam akoma një shtëpi në Munich, nuk e harroj…

Pep Guardiola e ka mbajtur në zemër klubin e FC Bayern Munich. “Kam pasur nderin të jem një herë në jetën time trajneri i Bayern Munich. Ishte një ëndërr,” shprehet katalanasi në Hard-Rock-Stadium të Miami-t (Florida).

Lgjatë mbrëmjes të së shtunës, Bayern do të përballet me Manchester City-n, ekipin që Guardiola e udhëhoqi drejt titullit kampion sezonin e kaluar të Premier League.

“E mbaj mend akoma ditën që Bayern më telefonoi për të më pyetur nëse do të isha gati të shkoja në Munich. Ishte një moment ‘Wow’!” rrëfen Guardiola.

“E kam akoma apartamentin në Munich, si dhe shumë miq, shkoj shpesh në Munich për t’i takuar. Edhe familja ime është e lumtur aty, diçka shumë e rëndësishme për mua.

“Ka qenë një ëndërr të isha trajneri i Bayern. Nuk do të them kurrë një fjalë të keqe për klubin. Bayern ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime.”

Related posts

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Kuqezinjtë” akuzojnë, Juventusi ia kthen me ironi

Delo.autor

Panucci i jep leksione Dukës dhe kuqezinjve. Ja çfarë ndodh në seancën e parë

Sadik.Autor

PRITET FIRMA DHE PREZANTIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES/ Zbuloni prapaskenat se si De Biasi bindi Edy Rejan

Delo.autor

Leave a Comment