Futboll

Rusi 2018 / Lista e Anglisë thuajse e konfirmuar, për Southgate nuk do të ketë surpriza

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk pret ndonjë fytyrë të re, që do të jetë pjesë e skuadrës së tij në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet këtë verë në Rusi. Southgate do të thërrasë 23 lojtarë, të cilët do të mbajnë gjallë shpresat e kombit në Rusi për të patur sukses në këtë kompeticion.

Ai e ka përjashtuar opsionin, se mund të ketë ndonjë surprizë të vonuar si Theo Ëalcott në vitin 2006 ose Marcus Rashford në “Euro 2016”. Ish-trajneri i Middlesbrough tashmë ka përhapur “rrjetën e tij”, që nga marrja e detyrës, duke parë 46 lojtarë dhe duke u dhënë mundësinë 16 debutuesve dhe është afër finalizimit të atyre, që do të udhëtojnë në “Rusi 2018”.

“Ne kemi një skuadër tepër të re dhe nuk besoj se do të vijnë më lojtarë të rinj gjatë dy muajve të ardhshëm”, i tha ai. “Ne duhet të kujtojmë, se tashmë kemi shumë lojtarë të rinj, po flasim për djemtë që bënë debutimin në dy ndeshjet e fundit. Shikoni Raheem Sterling, Eric Dier dhe John Stones, ata janë vetëm 24 vjeç”, vazhdoi Southgate.

“Nuk jam i sigurt, që ne mund të mbajmë lojtarë të rinj në shkallën që jemi. Ka disa lojtarë shumë të mirë tek U-21, që janë ende në zhvillim, kështu që nuk është e pamundur, por ne duhet të kemi baraspeshën. Disa nga lojtarët tanë me përvojë janë shumë të rëndësishëm edhe për ne”, tha më tej 47-vjeçari.

Southgate u shpreh i lumtur me trajektoren dhe atmosferën që po kalon ekipi i tij, ndërsa kompeticioni po afrohet gjithnjë e më shumë. Që nga sigurimi i kualifikimit nga një grup i drejtpërdrejtë, ai ka mbikqyrur barazimet kundër Gjermanisë, Brazilit dhe Italisë, si dhe një fitore mbi Holandën – duke parë disa lojtarë të tregojnë veten kundër një kundërshtari të kalibrit të lartë.

“Jemi të kënaqur që të gjithë mund ta shohin mënyrën, se si po përpiqemi të luajmë si ekip. Ne jemi ende duke u përmirësuar dhe duke punuar, sepse ne nuk kemi punuar shumë sëbashku, por mendoj se të gjithë mund ta shohin atë që po përpiqemi të bëjmë. Ka më shumë entuziazëm për performancat që kemi bërë dhe mendoj se të gjithë jemi të gëzuar”, deklaroi Southgate.

Related posts

Perotti: Jap gjithçka për të marrë pjesë në Botëror

Q.Autor

Juventusi nuk heq dorë nga dy veteranët, u ofron zgjatje kontrate

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/Trajneri Mema i mërzitur: Lojtarët paguhen për të…

Delo.autor

Leave a Comment