Futboll La Liga Sport

BEFASON MIJATOVIC: Shitja e Ronaldos, gjë e mirë për Realin

Juventus është zyrtarisht mbretëresha e merkaton: goditja e shekullit ka shkuar mirë dhe populli bardhezi mund të festojë më në fund ardhjen e Cristiano Ronaldo.

Kanë qenë të shumta reagimet e futbollistëve dhe ish-futbollistëve dhe të gjithë kanë vlerësuar pozitivisht punën e bërë nga klubi italian. edhe Predrag Mijatovic ka komentuar transferimin e CR7 tek Juventus.

Gjatë një interviste të dhënë për Radio Marca, ish-sulmuesi i Real Madrid, përveçse ka lavdëruar kampionin portugez, ka lënë të kuptohet se madrilenët kanë bërë një punë të mirë. “CR7 është marrë për 95 milionë euro, ka dhënë shumë për Real-in dhe ka fituar shumë edhe në nivel personal, si Topat e Artë”.

“Duke parë moshën e tij, do të kishte qenë e vështirë për klubin të merrte më shumë para nga Juventus, kështu që mendoj se ka qenë një operacion i mirë. Dëshira e lojtarit nuk mund të injorohet, nëse dikush ka dëshirë të largohet, atëherë do të largohet”, ka thënë Mijatovic.

Related posts

ÇUDIRA në kampionatin turk/ Trajneri i Gallatasarait zëvendëson 3 lojtarë në pjesën e parë

Isa.Autor

HARROJENI RONALDON/ DYBALA ia thotë presidentit: Transfero këtë SUPER LOJTAR (FOTO)

Isa.Autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Pas një asist spektakolar nga Asani, sulmuesi Zhunior ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment