Futboll Seria A Sport

BEFASON SPALLETTI/ Ja çfarë thotë për transferimin e Ronaldos tek Juventusi

Luciano Spalletti ka folur për fazën përgatitore, por dhe të merkatos së deritanishme të ziklatërve.

Spalleti ka komentuar edhe kalimin e Ronaldos te Juventusi, duke thënë se ky transferim është një motiv më shumë për lojtarët që ai drejton për të treguar vlerat e tyre, ndërsa e pranon se Juventusi është skuadra për t’u mundur.

“Kemi punuar mjaft mirë dhe kam vënë re një seriozitet të jashtëzakonshëm te të gjithë djemtë. Më pëlqen shumë fakti që mes tyre ka një miqësi më tepër se normale, pasi kjo nxit shpirtin e sakrificës dhe bashkëpunimit. Këto ditë në grumbullim po na ndihmojnë që të lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin”, vijoi ai.

Çfarë ndikimi ka transferimi i Ronaldos te Juventusi, për skuadrat e tjera?

“Juventusi ka qenë skuadra për t’u mundur edhe më përpara, por tani me Ronaldon është bërë edhe më e vështirë. Gjithsesi jam i bindur që të gjithë mezi presin të tregojnë në fushë se mund të përballen me çdo kundërshtar”, përfundoi ai.

Related posts

INTERI NIS FESTËN/ ASENSIO merr 10-ën e Modric, REALI DORZOHET për kroatin (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Sadik.Autor

RIKTHIMI TRIUMFUES I MCGREGOR/ E përgjak kundërshtarin dhe triumfon pas 40 sekondave

Delo.autor

Leave a Comment