Futboll Sport

E TRISHTË/ U VRA nga HAJDUTËT, medalistit olimpik i jepet lamtumira

Dora e krimit i mori jetën patinatorit kazak, Denis Ten. Mijëra njerëz ditën e some morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës të mbajtur në pallat sporti në Almaty në nder të patinatorit të njohur dhe njëkohësisht medalistit olimpik, Denis Ten.

25-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë në rrugë, pasi u përlesh me dy persona që po përpiqeshin t’i vidhnin pasqyrat e makinës.

Me lot në sy dhe lule në duar, fansat e Ten shpalosën edhe një pankartë të madhe, ku shkruhej “Na fal, që nuk mundëm të të shpëtojmë”.

Denis Ten u bë patinatori i parë kazak që mori medalje Olimpike, duke u renditur i treti në Soçi, në 2014-ën, ndërsa në Korenë e Jugut u rendit i 27, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim.

Related posts

FAT I KEQ PËRNDJEK “ZIKALTËRIT”/ Spalletti humbet për sfidën ndaj Lazios yllin…

Delo.autor

ITALIA I TRREGON “RRUGËN” SHQIPËRISË/ Çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues

F.autor

TRIUMFI I KOMBËTARES/ Megi Doçi merr për dore Shqipërinë, fitore me goleadë ndaj Armenisë

F.autor

Leave a Comment