Futboll Sport

“Bild” zbulon: Bayern do të shesë mesfushorin më produktiv në sezonin e shkuar

Sipas asaj që bën të ditur tabolidi gjerman “Bild”, Bayern Munich do të nxjerrë në shitje mesfushorin Arturo Vidal, duke qenë se pas marrjes së Leon Goretzka nga Schalke 04, nuk ka më vend për kilianin, që me shumë gjasa do të rikthehet në Itali.

Klubi, që është interesuar më shumë për ish-lojtarin e Juventus, është Napoli i Carlo Ancelotti, trajneri me të cilin Vidal ka punuar edhe te kampionët e Gjermanisë.

Krahas Napoli, duket se edhe Chelsea kërkon shërbimet e futbollistit, por në të dyja këto raste problem është paga e tij, pasi mesfushori i lindur në Santiago merr 8 milionë euro në vit, një pengesë domethënëse.

Gjithsesi, Vidal do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale me Bayern në qershorin e ardhshëm dhe kësisoj gjermanët nuk do të pretendojnë më shumë se 15 milionë euro, për të mos e humbur me kosto zero në verën e vitit 2019.

 

Related posts

ÇMENDURIA nuk njeh limite, ‘AS’: MODRIC transferohet tek INTERI me parametra…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi kalon në epërsi kundër Tropedos, shënon Reginaldo

Isa.Autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SPANJOLL NË DILEMË/ Nis dueli me kohën, Reali duhet të bindë kapitenin Ramos

Delo.autor

Leave a Comment