Futboll Sport

HISTORIA PREKËSE/ Për pak sa nuk i prenë këmbën, kthehet në fushë pas 636 ditësh

Santi Cazorla rilindi, përsëri te Villarreal. “Nëndetësja e verdhë” i ka dhënë një tjetër mundësi mesfushorit spanjoll, siç bëri 15 vjet më parë kur debutoi për herë të parë. 636 ditë pas ndeshjes së fundit të luajtur, asokohe me fanellën e Arsenal kundër Ludogorets në Champions League, Cazorla rikthehet të shkelë barin në një ndeshje të vërtetë.

Që prej asaj ditë një makth që zgjati 21 muaj. Probleme të vazhdueshme në kavilje, tetë operacione dhe madje rreziku për të prerë këmbën. Por tashmë kjo është një histori e kaluar. Tani Cazorla është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të luajë futboll.

Në minutën e 67-të të një ndeshjeje miqësore me Hercules, spanjolli hyri në lojë. Hapi i parë drejt rikthimit të plotë, për të vazhduar një karrierë të shkëlqyer të ndërprerë nga problemet fizike. “Ndjesitë janë të mira, nëse gjithçka shkon mirë atëherë nuk do të kemi probleme dhe do të kemi një përforcim luksi për ne”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Calleja. Për momentin Cazorla shijon rikthimin në fushë, përqafimin e shokëve të skuadrës dhe ovacionet e tifozëve.

“Më patën thënë që nëse do të arrija të luaja me tim birë në oborr atëherë mund të isha konsideruar me fat”, pati deklaruar pak kohë më parë në një intervistë. Por sot ja ku është, i gatshëm për ta provuar përsëri, pa u ndalur para asnjë pengese.

Related posts

PAS PENALLTISË SË AKORDUAR ME VAR/ Sansone mposht portierin Donnarumma nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Ish-lojtari i Chelseat pranë rikthimit në Premier League

Delo.autor

Pjesa e parë/ Vllaznia ”e bekuar” nga Zoti, Sefgjini lë Laçin me 10-të

Sadik.Autor

Leave a Comment