Futboll Premier League Sport

Shtypi anglez zbulon: Mourinho nuk donte Mbappe, Neymar apo Bale…

Jose Mourinho ka hedhur poshtë propozimin e Ed Woodward që Manchester United të tentonte blerjen e Kylian Mbappe, Neymar apo Gareth Bale, gjatë kësaj vere.

United ka marrë tre përforcime deri tani gjatë merkatos së verës, Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant, ndërsa Mourinho do edhe dy lojtarë të tjerë, mes të cilëve një qendërmbrojtës të nivelit botëror.

Gjithsesi, sipas “The Independent” portugezi e këshilloi klubin të mos përpiqej për blerjet e Mbappe, Neymar dhe Bale, që ishin disa nga emrat e mëdhenj të propozuar nga drejtori Woodward.

Mourinho preferon të marrë futbollistë krahu, sulmues që bëjnë shumë kilometra dhe të mos bazohet te ata që kanë driblimin armën më të fortë. Ai ka kërkuar një qendërmbrojtës me përvojë si

Toby Alderweireld i Tottenham, duke parë se Leicester nuk pranon të shesë Harry Maguire.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Triumfon Djokovic, tenisti serb mbetet numri 1 në botë

Delo.autor

Neymar: Topi i artë? Nuk varet vetëm nga unë

Q.Autor

NGA VRASËS DERI TEK SPIUNË NAZIST/ Në vitin 1942 kampionati të mos organizohej, ja faktet e zbuluara (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment