Futboll Premier League Sport

“BOMBA E MERKATOS”/ Klubi anglez “çmendet” pas Mbappe, e do me çdo kusht…

Manchester United është nxitur nga ish-ylli Rio Ferdinand për të nënshkruar me Kylian Mbappe, me çfarëdo kostoje. Në shtatë ndeshje të zhvilluara me Francën, 19-vjeçari arriti të shënojë katër gola, të fundit mbrëmjen e djeshme në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë në Luzhniki. Falë përformancës së tij fantastike, Mbappe u shpall edhe ‘Lojtari më i mirë i ri’ në këtë turne. Çmim që në 2014-ën e mori po një francez, shoku i tij i ekipit, Paul Pogba. Trajneri Didier Deschamps e ka vlerësuar maksimalisht lojtarin e ri, i cili ia shpërbleu besimin në të gjitha ndeshjet që zhvilloi.

Ryan Giggs zbuloi pak ditë me parë se Manchester United ka pasur shansin që të marrë shërbimet e sulmuesit francez për vetëm 5 milionë paund, por që çuditërisht nuk dihet përse nuk ndodhi. Ndërkohë që tani, legjenda e “Djajve të kuq”, Ferdinand në një prononcim për BBC pas finales së Kupës së Botës iu lut drejtuesve të United që të bëjnë gjithçka për ta sjellë në “Old Trafford”.

“Ai është një super yll. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po ia dorëzojnë ‘kurorën’ atij. Ai do të jetë fituesi i “Topit të Artë” për 10 vitet e ardhshme. Shpresoj që klubi im i vjetër të ketë gati çekun dhe t’a blejë atë, pavarësisht sa kushton. Ne do të pagujmë gjithçka për të”- tha ai.

Ferdinand ndër të tjera falënderoi dhe vlerësoi lojtarin e United, Paul Pogba që u shpall gjithashtu kampion me Francën dhe shënoi një gol tejet të bukur në finalen ndaj Kroacisë.

“Ai ka pasur një sezon të vështirë te Manchester United. Pasi njerëzit thonin që do të ikte. Por, Mourinho e ka zhbllokuar atë Pogba që e pamë në Kupën e Botës. Ai ishte i përgjegjshëm, përballoi testet e vështira dhe ia doli me sukses me ekipin”- përfundoi Rio.

Përveç United, Mbappe është kërkuar edhe nga gjigantët e La Ligas, Real Madrid.

Related posts

DURO i përgjigjet presidentit Qarri: Fitojmë ndaj PARTIZANIT dhe largohem i fundit nga Kamza

Isa.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E YLLIT SALAH/ Lovren frikëson tifozët e Liverpool: Gjithçka mund të ndodhë…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ “Demat e Kuq” mposhtin Skënderbeun dhe merr komandën e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment