Futboll Sport

Bruno Alvesh: Ronaldo di si të triumfojë dhe tek Juventusi

“Martesa” mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit është shumë pranë zyrtarizimit, me mediat sportive që e bëjnë të kryer transferimin e portugezit në Seria A. Por, ai që ka menduar t’i hedh më shumë benzin zjarrit ka qënë mbrojtësi portugez, Bruno Alvesh është i bindur se Ronaldo do të triumfojë edhe tek Juventusi.

“Cristiano Ronaldo do të triumfojë përsëri në Juventus. Nuk ka ligë ku ai nuk mund të jetë i suksesshëm. Ai ka provuar tashmë se ai mund të fitojë në çdo vend dhe Italia nuk është ndryshe. Unë jam i kënaqur me të, sepse Ronaldo është njeriu kyç tek kombëtarja e Portugalisë. Kam luajtur për 12 vjet dhe e di se sa ai mund ta motivojë veten. Kjo është e rëndësishme kur pranon një sfidë të re.”- tha mbrojtësi i Glasgow Rangers për gazetën portugeze “O Jogo”.

Burime të shumëfishta presin që transferimi të kalojë për 100 milion euro plus rreth 20-25 milion euro në komision për agjentin Jorge Mendes, ndërsa lojtari ka rënë dakord për një kontratë me vlerë 30 milion euro në vit.

Related posts

RRËFEN ËNDRRËN NË SIRTAR/ Pochettino: Uroj që kjo gjë të ndodhë këtë sezon

Delo.autor

PRAPASKENA/ Coutinho nuk mund të mbajë numrin 7, ja për cilin është rezervuar

Q.Autor

ZYRTARE/ Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s

F.autor

Leave a Comment