Futboll Sport

Në gjysmëfinale, Anglia do të veshë një uniformë që nuk e ka përdorur kurrë në “Rusi 2018”

Anglia do të luajë me fanella dhe mbathje e bardha për herë të parë në Kupën e Botës 2018, në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë, ditën e mërkurë. “Luanët” kanë mbajtur uniformën krejtësisht të kuqe në tre nga pesë ndeshjet e luajtura në Rusi, kundër Tunizisë, Kolumbisë dhe Suedisë.

Kundër Panamasë dhe Belgjikës, të besuarit e Southgate luajtën me fanella të bardha, por me mbathje blu, ndërsa ndaj Kroacisë, për herë të parë, Harry kane dhe shokët e tij do të jenë të veshur tërësisht me të bardha.

Sërish, Kroacia do të jetë e detyruar të veshë uniformën e dytë. Kjo nisur nga fakti se uniforma e tyre e parë, me kuadrata të ndërthurura me të bardha e të kuqe, bie ndesh me të dy uniformat e Anglisë.

Kroacia ka luajtur me uniformën e dytë në të katër ndeshjet e fundit në Rusi dhe e ka përdorur uniformën tradicionale vetëm në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë.

Related posts

REAL MADRID-GRANADA/ Zidane i beson treshes së sulmit Rodrygo, Benzema dhe Lucas (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lista e sportistëve të infektuar me COVID-19 (EMRAT)

Delo.autor

“DUA TË LUAJ ME RONALDON ME MESSIN”/ Mesfushori Kimmich: Ju tregoj cili është idhulli tim

Delo.autor

Leave a Comment