Futboll Premier League Sport

Nëna e Aleksandër Golovin zbulon të ardhmen e yllit të Rusisë…

Aleksandr Golovin është një nga mesfushorët më të kërkuar pas performancave të shkëlqyera me Rusinë në Kampionatin Botëror. Shumë klube të mëdha janë të interesuara për të, por duket se ai do të bashkohet me Chelsea-n. Nëna e Golovin ka konfirmuar bisedimet e vazhdueshme me blutë e Londrës, por këmbëngul se ylli i CSKA Moscow është plotësisht i fokusuar në Kupën e Botës. Nëna e mesfushorit të Rusisë, Svetlana u shpreh: “Po, tani ka bisedime mes klubeve, por ende nuk i dimë detajet. Aleksandr tani është duke u fokusuar vetëm tek ekipi rus, i fokusuar plotësisht në Kupën e Botës. Kalimi nga një klub në tjetrin do të diskutohet vetëm pasi të përfundohet këtu. Tani për tani, të gjithë e duan djalin tim, madje edhe ata që më parë nuk u interesuan për të. Tifozja e tij më e madhe është gjyshja e tij 83-vjeçare, ajo nuk mungon në asnjë ndeshje.”

Chelsea duhet të zgjidhë situatën e tyre për trajnerin para se të bëhet ndonjë marrëveshje e mundshme për shkëmbim që përfshin Alvaro Morata-n dhe sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain. Ish-trajneri i Napolt, Maurizio Sarri do të zëvendësojë Antonio Conte-n dhe do të mund të bënte një goditje të madhe në sulm për të njoftuar afrimin e tij në Londër. Sipas “Gazzetta dello Sport”, të dy klubet mund të vazhdojnë me një marrëveshje shkëmbimi sapo të caktohet Sarri. Morata dhe Higuain janë të dy të etur të lëvizin, por është një rrugë e gjatë deri më tani. Trajneri i Bayern Muncehn, Niko Kovac beson se objektivi i Chelsea-t, Robert Lewandowski do të qëndrojë në Gjermani këtë verë. Superstari i Polonisë ka qenë i lidhur me një largim nga Bayern pasi ai kërkon një sfidë të fundit të madhe përpara se të tërhiqet, po Kovaç, duke folur për herë të parë që nga zëvendësimi i Jupp Heynckes në “Allianz Arena”, siguroi se sulmuesi 29-vjeçar nuk do të largohet.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Dëshironi të bëheni MILIONERË sot, luani këto SUPER ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

ZBRET NË FUSHË PËR FAZËN PËRGATITORE/ Skënderbeu nis stërvitjen, ekipit i shtohen edhe tre lojtarë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin, starton pjesa e dytë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment