Futboll Sport

Burokraci dhe dëmtime/ Partizani në hall para përballjes me Mariborin në EUROPA LEAGUE

Sa herë që skuadrat shqiptare luajnë në Europë, aq herë do të dalin probleme nga më të ndryshmet. Por, më i shpeshti është pajisja me vizë udhëtimi për lojtarët e ardhur nga Kosova dhe Afrika. Këto dy lloje pasaportash kanë probleme për udhëtimin dhe kështu që drejtuesve të klubeve shqiptare iu hapen probleme nga më të ndryshmet derisa u duhet të përdoren organizma të ndryshëm që lojtarët të udhëtojnë me skuadrën. Rraskapitëse, por e vërtetë.

Ai që e pëson në sfidën e kthimit Maribor – Partizani është nigeriani Sodiq Atanda. Shtatlarti i mbrojtjes nuk dihet nëse është pajisur me vizën e udhëtimit drejt Sllovenisë, por që trajneri Skënder Gega ka menduar zëvendësimin e tij për sfidën e kthimit, kjo është e sigurt.

Themi që trajneri i Partizanit ka menduar për ta zëvendësuar vetëm për faktin se Egzon Belica është dëmtuar në gju ditën e djeshme dhe është në dyshim nëse do të jetë pjesë e skuadrës në lojë. Do të shihet se si do të shkojë sot në stërvitje për të përcaktuar nëse do të jetë i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë skuadrës dhe trajnerit.

Në këtë rast Gega ka menduar këtë “arnim” në mbrojtje. Në vendin e Belicës të aktivizohet Ibrahimi, i cili sfidën e shkuar luajti në krahun e djathtë, ndërsa Rron Statovci të bëjë debutimin e parë me fanellën e kuqe në një sfidë zyrtare.

Kështu, bien shanset për aktivizimin e beratasit Eneo Bitri dhe të Sodiq Atanda-s, i cili duket se do të jetë pjesë e Teutës para kohës që ishte menduar se mund të ndodhte

Related posts

SFIDA NDAJ KOMBËTARES/ Lajm i mirë për “Kuqezitë”, Turqisë do t’i mungojë ylli i skuadrës…

Delo.autor

Cutrones i anulohet gol nda Interit

Sadik.Autor

TËRMET NË “CAMP NOU”/ Betis nuk ndalet dhe shënon golin e dytë Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment