Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Chelsea-Inter: Historia favorizon zikaltrit

Chelsea dhe Inter do të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre të parë në International Champions Cup, që do të luhet në “Allianz Rivera” të Nices këtë të shtunë. Këto dy ekipe janë ndeshur tri herë të tjera në të kaluarën. Chelsea ka marrë njëfitore, ndërsa Inter dy.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy formacioneve ka qenë në 2010-ën, kur Inter ka mundur Chelsea-in në përballjen e dyfishtë të 1/8-ve të Champions League. Lojtarët e Mourinho kanë fituar kompeticionin atë vit.

Londinezët kanë fituar ndeshjen e parë dhe të vetme që kanë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarri: 1-0 kundër Perth Glory me gol të Pedro-s, ndërsa Inter ka marrë një fitore kundër Lugano-s, një humbje ndaj Sion dhe dy barazime ndaj Zenit-it dhe Sheffield United në katër miqësoret e zhvilluara deri tani.

Objektivi i Chelsea-it për sezonin e ardhshëm është të kthehet në kompeticionin m,ë të rëndësishëm europian për klube: Champions League. Çdo gjë tjetër që mund të vijë përtej pozicionimit mes katër të parëve në renditjen e Premier League do të konsiderohet një bonus, duke se ky do të jetë edhe sezoni i parë i Sarri-t në drejtim të skuadrës.

Gjithsesi, tifozët dhe drejtuesit e klubit shpresojnë të fitojnë ndodnjë trofe në kupat kombëtare ose Europa League, me këtë të fundit që do të garantonte edhe një vend në Champions. Edhe për Interi-n e Spalletti-t objektivi do të jetë një tjetër pozicionim mes katër të parëve në Serinë A.

Ashtu si Premier League, edhe kampionati italian ka rreth gjashtë skuadra kryesore që luftojnë për katër vendet e para. Zikaltrit arritën të siguronin pjesëmarrjen në Champions League në javën e fundit të kampionatit.

Transferimi i Ronaldo-s tek Juventus i ka pakësuar shanset e milanezëve për të fituar titullin, por, pavarësisht nga kjo, Inter pritet të jetë një nga rivalet më të forta të bardhezinjve dhe të kalojë fazën me grupe në Champions. Kështu, ndeshja e sotme do të jetë një tregues i vërtetë për formën e këtyre dy ekipeve në prag të fillimit të sezonit të ri.

Related posts

BEFASON ME DEKLARATËN/ Ylli i Real Madridit: Zidane nuk u largua kurrë nga klubi, e la rrugën…

Delo.autor

Pas “rrëmbimit” të MALCOM, ROMA “mbron” me avionë N’Zonzin: Nuk mund ta lejonim…(VIDEO)

Isa.Autor

Jamie Redknapp: “Interi duhet ta transferojë Sturridgen”

Q.Autor

Leave a Comment