Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Benfica-Juventus: Portugezët duan fitoren e parë brenda 90 minutave

Çdo verë, International Champions Cup na jep një ide të parë se si do të luajnë skuadrat më të mëdha të Europës në sezonin e ri. Rezultate mund të mos kenë shumë domethënëse, por është një antipastë e mirëpritur në prag të fillimit të një tjetër sezoni të gjatë dhe entuziazmues.

Pasditen e së shtunës do të jetë radha e Benfica-Juventus të zbresin në fushë, në New Jersey, në atë që do të jetë ndeshja e dytë për të dy ekipet nga tre që kanë programuar të zhvillojnë në ICC. Benfica mund të konsiderohet një skuadër e vogël në krahasim me ekipet e tjera që marrin pjesë në këtë kompeticion, por ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë të enjten kundër Borussia Dortmund.

Dukej se lojtarët e Favre do ta kishin të lehtë pas golit të shënuar nga Maximillian Phillip në pjesën e parë, por Benfica ka reaguar në të dytën dhe ka marrë fitoren me penallti pasi koha e rregullt është mbyllur 2-2. Juventus, nga ana tjetër, ka grumbulluar një ekip të fortë falë kontingjentit italian që ka në përbërje. Kjo është treguar në ndeshjen e parë të luajtur kundër Bayern Munich të e enjten, me djemtë e Allegri-t që kanë fituar 2-0 falë dy golave të Andrea Favilli-t.

Benfica dhe Juventus janë ndeshur tri herë të tjera në të kaluarën, me përballjen e fundit që ka qenë në gjysmëfinalet e Europa League 2013/14, me portugezët që kanë eliminuar bardhezinjtë me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Benfica ka fituar vetëm pesë nga 19 miqësoret që ka luajtur nga vera e 2015-ës dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje të ICC-së brenda kohës së rregullt.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheikët klubit të Premier i prishin planet Milanit, gati oferta për yllin e “Djallit”…

Delo.autor

NGA MANUEL LAZZARI TEK DE LIGT/ Ja 10 blerjet më kryesore të kampionatit italian (FOTO)

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me të gjithë ‘tradhëtarët’ të cilët kanë veshur të dyja fanellat historike të Milanos (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment