Futboll Kategoria Superiore Sport

“MUÇI DHE SEFERI DO T’I SJELLIN GOLAT TIRANËS”/ Çelhaka pas dëmtimit: Edhe vjet ishim në këto pozita, por dolëm kampionë

Mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka u shfaq para mediave për sfidën e nesërme me Kastriotin. Futbollisti bardheblu, i cili kaloi një dëmtim të gjatë, beson se pavarësisht rezultateve jo bindëse, ekipi është paraqitur mjaft mirë dhe shpreson që dyshja Seferi-Muçi t’i japin zgjidhje ngërçit të golave. Nga ana tjetër, ai shpreson të jetë në fushë javën e ardhshme.

Në lidhje me lidhje me konkurencën brenda skuadrës, Çelhaka e konsideron si pozitive një gjë të tillë duke e mirëpritur. Për sa i përket mbrojtjes së titullit kampion, 20-vjeçari shprehet optimist duke kujtuar se edhe sezonin e kaluar, Tirana arriti ta fitonte titullin pas një periudhë krize rezultatesh pozitive.

“Gjendja – Është shumë e mirë. Jam rikthyer pas një kohe të gjatë dhe jam gati. Kondicioni im fizik ende nuk është aty ku duhet, por me stërvitje dhe shpresoj javës tjetër të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Ka qenë periudhë e vështirë, sepse nuk isha përballur me një dëmtim të tillë. Të gjithë lojtarët dhe drejtuesit më kanë qëndruar pranë duke ma hequr dhimbjen e dëmtimit.
Tirana në këtë sezon – Ka bërë paraqitje shumë të mirë. Lojtarët kanë dhënë 100%. Mendoj se vetëm goli nuk është zgjidhur mirë. Mendoj se me afrimet, si dhe Seferi me Muçin do ta zgjidhin shumë mirë këtë problem.

Konkurenca në mesfushë – Konkurenca i bën mirë ekipit dhe i mirëpres të gjithë lojtarët e rinj. Toli ka bërë mirë. Besoj se do të bëj mirë kur të kthehem. Mund të luaj bashkë me Tolin dhe Bathën, por atë e vendos trajneri.

Tirana dhe titulli – Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, pse të mos mendojë për titullin?! Edhe vjet kështu e nisëm, pastaj dolëm kampionë.

Kastrioti – Është ekip agresiv, por ne jemi Tirana luajmë në shtëpinë tonë për fitore.

Nga titulli në merkato – Ndihem lojtar i vlerësuar, por s’dua të flas për këtë gjë. Dua të mendoj për Tiranën dhe të kthehem sa më shpejt, kjo është më e rëndësishme për momentin”, përfundoi mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka.

Related posts

PLAS TEK JUVENTUSI/ DYBALA ka kërkuar LARGIMIN, dëshiron të luaj me fanellën e…

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Ylli Griezmann del në shitje për 60 milionë euro, ja klubi italian që interesohet…

Delo.autor

“JA PSE NUK ËSHTË MË E DASHURA IME”/ Mike Tyson dhe ndarja për arsyen e pabesueshme

Delo.autor

Leave a Comment