Futboll Premier League Sport

Chelsea nis fazën përgatitore, por Conte nuk paraqitet në grumbullim

Skuadra e Chelsea ka nisur sot fazën përgatitore për sezonin e ri sportiv 2018-2019, por në grumbullim kanë qenë shumë pak lojtarë dhe mbi të gjitha ka munguar trajneri Antonio Conte. Italiani ende nuk e di nëse do të jetë trajneri i “bluve” të Londrës dhe mungesa e tij në Cobham, qendrën stërvitore të Chelsea, është një sinjal se ai nuk do të jetë më trajner. Në këtë fazë të parë përgatitore mungonin edhe mjaft lojtarë, që janë ende të grumbulluar me ekipet kombëtare në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërkohë që sezoni i ri i Premier League nis më 10 gusht.

Edhe pse Chelsea e Conte fituan trofeun e FA Cup në maj të këtij viti, duket se italiani nuk do të jetë më trajner dhe në vendin e tij do të jetë Maurizio Sarri, ish-trajneri i Napolit, gati të marrë përsipër detyrën e re. Por situata është ende e ndërlikuar dhe tifozët end enuk e dinë se cili do të drejtojë stërvitjen e “bluve”, që në fushë po stërviten pa trajner, por vetëm me përgatitësit atletikë. Në stërvitje kanë qenë edhe mjaft lojtarë “big” dhe që janë në fyshim për të ardhmen si David Luiz, Alvaro Morata, Pedro apo Marcos Alonso, 12 vetë në total.

Related posts

ZYRTARE/ Empoli jep “OK”-in për Bajramin, ja kur do të bashkohet mesfushori me Kombëtaren

Delo.autor

Maradona sulmon mediat: Jam shumë mirë, mos gënjeni për mua…

Isa.Autor

MOS E PYETNI PËR LARGIMIN/ BUFFON bën një PARASHIKIM TË FRIKSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment