Futboll La Liga Sport

“Çmendet” Reali/ Madrilenët kanë gati 405 milionë euro për 3 goditje në merkato

Pas largimit të Kris tiano Ronaldos te Juventusi, Florentino Perez është hedhur në sulm për të zëvendësuar jo vetëm portugezin, por duke forcuar edhe më tej skuadrën. Me një Karim Benzema dhe Gareth Bejl në largim, klubi ka vendosur të mos humbasë kohë për t’i dhënë trajnerit të ri Lopetegui mundësinë të ndërtojë një skuadër kompetitive. Tre emrat që qarkullojnë më shumë në klubin madrilen janë: Eden Hazard, Heri Kejn dhe Tibo Kortua.

Perez është i qartë, kërkon më të mirët. Fantazisti belg dhe portieri u renditën të tretët në Botërorin e Rusisë. Heri Kejn u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola. Edhe pse në fund skuadra e tij u rendit vetëm në vendin e katërt në turne.

Eden Hazard – 27-vjeçari që luan për Çelsin në Angli është objektivi kryesor i Realit. Fantazisti që luan në sulmin e krahut të majtë mund t’u kushtojë spanjollëve 225 milionë euro. Një shumë kjo që do ia kalonte edhe transferimit të Nejmarit nga Barcelona te Parisi, në sezonin e kaluar.

Heri Kejn – Sulmuesi 24- vjeçar u shpall golashënuesi më i mirë në Rusi me gjashtë gola të shënuar për Anglinë. Ai sapo rinovoi kontratën e tij me Totenhemin, por nëse vjen një ofertë e mirë nga Madridi, atëherë drejtuesit mund ta mendojnë ta shesin simbolin e skuadrës së tyre.

Kejn konsiderohet si nga sulmuesit më të mirë në botë dhe kalimi te Reali do të ishte ideale për karrierën e tij. 150 milionë euro është shuma që Reali është gati t’i ofrojë klubit londinez, i cili me shumë mundësi do të kërkojë ta rrisë këtë shifër.

Tibo Kortua – Portieri belg i Çelsit konsiderohet si i duhuri për të mbrojtur portën në rast largimi të Kejlor Navas, që mund të largohet gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit madrilenë janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë për portierin e Belgjikës, që pritet t’i thotë po ofertës së klubit spanjoll.

Related posts

6 muaj në koma, mundësi prek tokën shqiptare pas dëmtimit të rëndë (VIDEO)

Sadik.Autor

NDESHJA E GAFAVE/ Rumani dhuron golin dhe skemën e çuditshme nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË PERFEKT PËR BAYERN”/ Rummenigge kërkon t’u bëjë “bavarezëve” si dhuratë lamtumire yllin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment