Futboll Sport

ËSHTË 19-VJEÇ/ Mbappe dhuron për bamirësi, të ardhurat nga Botërori

“Çdo premtim është borxh” dhe duke respektuar këtë shprehje, kampioni i botës Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror.

Gjatë kampionatit ai kish deklaruar se nuk kishte nevojë për para’ që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.

Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.

Related posts

Inter dhe Lazio ndahen barazim, spektakli u zhvillua nga.. portierët!

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Ribaj “zbrazet”: Ishte momenti kur po festonim golin, ja çfarë i thashë tifozëve

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ XAVI sulmon BARCELONËN në pikën e saj më të fortë…

Isa.Autor

Leave a Comment