Futboll Sport

Cristiano Ronaldo tërheq këmbën “zvarrë”, një tjetër “yll” madrilen drejt Italisë

Skuadra e Real Madrid po përjeton një momente aspak të mirë, sepse drejt largimit është një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, i cili po shkon drejt Juventus-it.

Në fakt skuadrat italiane po mundohen të përfitojnë sa më shumë te kampionët e Europës dhe një tjetër “yll” është Karim Benzema. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për skuadrën e Napoli-n që është e interesuar për francezin.

Jo më kot, sepse trajneri i nënkampionëve të Italisë është Carlo Ançelotti, i cili gjatë kohës në Madrid njihet për një marrëdhënie shumë të mirë me sulmuesin. Ende nuk ka një ofertë zyrtare, por duhet të presim reagimin e skuadrës spanjolle, nëse pas triumfeve në vitet e fundit në Spanjë dhe sidomos në Europë, mbetet për t’u parë nëse do të lejojë që të largohen disa nga lojtarët më kryesor të ekipit mbretëror.

Related posts

Sampaoli i Argjentinës: Sikur të kisha Balotelli-n në skuadrën time…

Sadik.Autor

KLOPP E DO NË SKUADËR/ Liverpool i vendos ultimatum Mesfushorit Wijnaldum, pritet të marrë vendimin

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Ylli Robben më shumë autografe se minuta të luajtura, ja statistikat e pabesueshme…

Delo.autor

Leave a Comment