Futboll La Liga Sport

CAPELLO zbulon detaje për RONALDOS: Nuk mendonte për FUTBOLLIN, në karrierën time është…

Fabio Kapelo ka folur për sezonin 2006-2007, vit në të cilin ai ishte në krye të Realit të Madridit. Ai ka rrëfyer për marëdhënien me Ronaldon dhe si e cilësonte atë mbipeshë. Por italiani pranon se ai është futbollisti më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

“ Ronaldo peshonte 96 kilogram te Reali dhe nuk po ia dilja ta dobësoja. Ajo që mendoja ishte se kur ai fitoi Kupën e Botës ishte 84 kilogramë dhe tani peshon 96. Kishim në sulm atë dhe Van Nisterloin, mendoja se mund të fitoja gjithçka, por ne humbë 3 takime rresht”, komenton italiani.

“E largova Ronaldon nga ekipi dhe vendosëm të rifillonim nga e para. Ai kishte arritur marrëveshje me një ekip arab dhe unë e sygjerova të shkonte te Milani, megjithëse ai mendonte për gjithçka përveç futbollit. Ronaldon e konsideroj më të mirin që kam stërvitur ndonjëherë në karrierën timë”, përfundoi Kapelo.

Related posts

PREZANTIMI NË “BERNABEU”/ Hazard është “xhevahiri” në kurorën e Real Madrid, ja formacioni

Delo.autor

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ “Fenomeni” pranon gabimin që bëri tek Interi dhe zbulon Ronaldon e vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment