Futboll Sport

Griezman dhe Muslera eleminojnë Uruguajin, Franca në gjysmëfinale (VIDEO)

Franca është në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Mbrojtja e Uruguait nuk ishte problem për “Gjelat” të cilët e thyen dy herë. Ekipi i Didier Deschamps në asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren dhe ishte superiori në këtë sfidë. Edhe pse stadiumi “Nizhny Novgorod” dominohej nga tifozët uruguaianë, fishkëllimat e tyre nuk u bënë asgjë “Les Blues”

Uruguai vazhdon që të dështojë kur bëhet fjalë për të përmbysur disavantazhin me 1 gol në 17 sfidat e fundit të Kupës së Botës. Hera e fundit që ata ia dolën që të kthenin rezultatin ndaj Francës, kur kishin pësuar një gol ndodhi në 1966 (2-1).

Pjesa e parë e lojës nuk rezultoi jashtë pritshmërive. “Gjelat” ata që zotëruan më shumë topin, ndërsa uruguaianët të cilët qëndruan në mbrojtje dhe u kujdesën vetëm që të mos lejonin hapësira për rivalët.

Aq problem u bë zotërimi i topit nga “Les Blues” sa edhe tifozeria, që më së shumti në stadiumin “Nizhny Novgorod” mbështeste amerikano nisi të fishkëllente këtë mënyrë qasjeje të takimit.

Rasti i parë serioz për uruguaianin në portën e mbrojtur nga Hugo Lloris erdhi në të 37’.

Por Franca d të gjejë golin e parë në të 40. Bentacour shkaktoi faull, Griezmann goditi drejt zonës së rreptësisë dhe aty Raphael Varane devijoi me kokë në portë.

Në të 43’, Caceres gjuajti bukur me kokë drejt portës, por Hugo Lloris bëri një pritje shpëtimtare duke ruajtur avantazhin.

Me nisjen e pjesës së dytë, uruguaianët tentuan që të shtonin presionin karshi rivalëve të tyre. Por ëndrra e tyre për të barazuar do të merrte një goditje të fortë në minutën e 61. Antoine Griezmann nga jashtë zone goditi portën kundërshtare fort dhe shënoi golin e dytë. Por një ndihmë të madhe atij i dha gardiani Fernando Muslera, i cili me pritjen e tij e çoi sferën në rrjetë. Griezmann është francezi i parë që jep asist dhe shënon në një ndeshje të fazës së eliminimit direkt në botëror, që nga viti 2006, kur këtë e bëri Patrick Vieira në 2006 kundër Spanjës (1 gol e 1 asist).

 

 

Me dy gola në disavantazh pritej një tjettër reagim nga amerikano latinët të cilët e patën të vështirë që të çanin mbrojtjen rivale të pozicionuar mjaft mirë.

Sfida pati edhe momente tensioni, ku uruguaianët u tërbuan me Kylian Mbappe-në për simulim. Në vazhdim, “Les Blues” u kujdesën që të ruanin rezultatin, me uruguaianët që nuk ia dolën dot të gjenin golin e nderit.

Related posts

NGA STOLI TEK NUMRAT “9”/ Ringritja e Interit duke dribluar “Fair Play”-in, kthesa me Conte-Lukaku

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Pas Ferran Torres, Barcelona provon goditjen tjetër nga Premier League. Ja emri…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Zbulohet strategjia e Tiranës, Shehi dorëzon listën. Klubi plotëson dëshirat

Delo.autor

Leave a Comment