Futboll Sport

E BUJSHME/ Lojtari me origjinë shqiptare firmos parakontratë me klubin turk, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm…

Lojtari me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, pritet të ndryshojë skuadër sezonit e ardhshëm, teksa po flitet për një transferim të tij tek kampionët e Turqisë, Galatasarai.

Momentalisht Alioski luan për skuadrën e Lidsit në Premier Ligën angleze, por nuk po gjen shumë hapësira këtë sezon, ndërsa një sezon më parë ishte një  ndër lojtarët thelbësorë duke ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në Premier Ligë.

Lajmi është bërë publik nga “Fotball Insider”, ku thuhet se palët kanë shkuar edhe më tej duke nënshkruar një kontratë paraprake për transferimin e 29-vjeçarit tek turqit. Ezgjan Alioski është shqiptar nga Maqedonia dhe prej 8 vitesh është pjesë e përfaqësueses maqedonase.

Related posts

Lojtari i tij dëmtoi yllin e Liverpool/ Trajneri: Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme

Isa.Autor

Griezman në Barcelonë, vjen deklarata e papritur nga Suarez

Sadik.Autor

UEFA RRIT SHPËRBLIMET/ Festë për klubet shqiptare, ja sa përfitojnë në kupat e Europës…

Delo.autor

Leave a Comment