Futboll Sport

Dalic: Pritëm për Perisic dhe ai na shpërbelu! Ivan ka nevojë për…

Botërori në Rusi tashmë ka mbërritur në finish, me Francën dhe Kroacinë që presin të diskutojnë finalen e të dielës pasdite. Përfaqësuesja kroate ka thyer çdo parashikim e pritshmëri, duke fituar aktin e fundit të këtij evenimenti madhështor, në mënyrën më heroike. Që nga ndeshja e të tetave të finales ndaj Danimarkës, e tutje, Modric me shokë është ndeshur jo vetëm për 90 minuta në çdo takim, por ka diskutuar edhe kohën shtesë, duke fituar për plot dy herë pas ekzekutimit të goditjeve të penalltive. Gjysmëfinalja e fituar kundër Anglisë ka shfaqur hapur të gjithë talentin e Ivan Perisic, autor i një paraqitje të jashtëzakonshme e shoqëruar me një gol fantastic dhe një asist fitues për Mandzukic.

Trajneri i kombëtares kroate, Dalic, në konferencën për mediat, është rikthyer të flasë për ndeshjen e fituar ndaj “Tre Luanëve”: “Kisha menduar të aktivizoja Badelj që nga fillimi, me Rebic dhe Mandzukic në sulm. Folëm gjatë, më pas i thash skuadrës: ‘Kemi pritur Perisic deri tani dhe do të vazhdojmë ta presim akoma’. Ivan kishte nevojë të shënonte për të rigjetur besim në vetevete, është një që ka veshur fanellën e Kroacisë në dy Botërorët e fundit dhe ja vlen ta presësh. Ai ka nevojë për vetëvlerësim, i fola të mërkurën dhe i thash: ‘Ivan, ke besimin tim në 100%, luaj dhe kaq!’”.

Duke gjykuar nga ndeshja gjysmëfinale, fjalët e Dalic kanë patur efektet e dëshiruara, me Perisic që u shpall “futbollisti më i mirë i ndeshjes”. Urimi i të gjithë Kroacisë tashmë është që sulmuesi i Inter të mund të përsërisë atë paraqitje të ngjashme edhe në finalen kundër Francës, për t’i dhuruar atdheut të tij një sukses botëror, tërësisht të papritur.

Related posts

DALIN DETAJET DY JAVË PAS ATENTATIT/ Ish-futbollisti u vra pasi vodhi drogë nga…

Delo.autor

WBA-Liverpool: Miqtë duan hakmarrjen, Salah rekordin

Sadik.Autor

KRAHASIMI ME TALENTIN HAALAND/ “Sherr” mes dy tifozërish për… 20-vjetorin e yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment