Futboll Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET LEGJENDËS SUEDEZE SË HOKEJIT/ Ibrahimovic: Ai nuk më njeh mua, është më mirë të heshtë…

Legjenda suedeze e lojës së Hokejit, Borje Salming, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se Ibra bën mirë si lojtar, por nuk i pëlqen sjellja e tij si njeri, ndaj shokëve dhe kundërshtarëve.

“Unë e respektoj atë për ato që ai bën në fushën e lojës. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe gjithmonë dëshiron të bëjë mirë, madje ia del ta bëjë këtë edhe në moshën që është tani. Megjithatë ajo që nuk më pëlqen te Ibra është stili, gjestet dhe gjuha që ai ka, kur nuk merr atë që dëshiron. Edhe nëse nuk ia del që gjithmonë të marrësh atë që do, atëherë duhet të jesh më i respektueshëm me të tjerët. Këto duhet të jenë më të kontrolluara në dhomat e zhveshjes. Unë shpesh herë vras mendjen p[se ai po i bën këto.”, tha Salming.

Nuk ka munguar edhe replika e sulmuesi 39-vjeçar, i cili i ka sugjeruar, 69-vjeçarit që më mirë të heshtë, duke i kujtuar se nuk është një njeri negativ.

“Në Suedi ata gjithmonë më sulmojnë për çdo gjë që bëj. Në Itali nuk është kështu, aty jam më i lirë. Pavarësisht se çfarë unë bëj në fushë, nuk është e vërtetë që unë jam negativ dhe qortoj. Për mua kjo është një mënyrë që të vlerësoj atë që bëjnë shokët e skuadrës. Ai nuk më njeh mua dhe kështu është më mirë të heshtë. Vetëm për shkak të gjesteve, kjo nuk do të thotë se jeni negativ. Unë jam një njeri pozitiv. Më mirë të mendojë për veten e tij, se unë mendoj vetë për veten time. Edhe nëse ka arritur rekord, kjo nuk do të thotë se po bën gjënë e duhur”, tha Ibra.

Related posts

LOJËRAT OLIMPIKE/ Shqipëria gati për Tokion, ja kur garojnë “kuqezinjtë”… (KALENDARI)

Delo.autor

DERBI I MADONINËS DHE NË MERKATO/ Drejtuesit e klubeve interesohen për futbollistin e Bundesligas…

Delo.autor

Milani sakrifikon dy sulmues për ta transferuar ish-mesfushorin e Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment