Moto GP Sport

Ducati “fluturon” në Gjermani, Lorenzo më i shpejti në prova

3 nga 4 vendet e para në provat e lira të zhvilluara në pistën e Sachsenring janë zënë nga pilotët e Ducati, me Jorge Lorenzo që ishte më i shpejti në pistën gjermane, duke dhënë kohën 1’20”885. Një paraqitje e mirë e motorit italian, që duket se përshtatet me mirë këtë pistë edhe pse kushtet e motit për garën që do të zhvillohet ditën e diel (starti ora 14:00) mbeten ende në dyshim. I dyti u rendit Danilo petrucci me Ducati Pramac e pas tij Andrea Iannone me Suzuki e Andrea Dovizioso me motorin tjetër Ducati.

Por edhe vija e dytë e nisjes, të paktën për momentin është e përbërë nga pilotë “big”, me Marc Marquez, që me motorin Honda zuri vendin e pestë, duke lënë pas Yamaha të Mavercik Vinales. I vetmi nga pilotët pretendente që ka zhgënjyer këtë të premte është valentino Rossi, që me Yamaha u klasifikua në vendin e 17-të, shumë larg më të mirëve. E megjithatë, koha e Rossit është 9 të dhjetat më e avashtë se ajo e Lorenzo, çka tregon se rivaliteti është i madh, kohët janë të përafërta dhe sfida si për “pole” ashtu dhe në garë ka për të qenë e fortë.

Related posts

BARAZIMI NDAJ ATALANTËS/ Conte: Na mungon egërsia? Hiqni verën nga tavolina…

Delo.autor

SARRI NDJEN PRESIONIN E SHKARKIMIT/ Veterani Buffon: Nëse nuk fiton, atëherë…

Delo.autor

SULM I FRIKSHËM/ Interi pa frena, piketon yllin e Manchester Cityt edhe nëse nuk ikën Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment