Futboll Sport

David Silva rrëfen historinë e vështirë, si fëmija i tij luftoi 5 muaj në spital me vdekjen

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva. i ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij për “The Sun”.

Fëmija i tij lindi para kohe dhe i është dashur të qëndrojë 5 muaj në spital duke luftuar me vdekjen.
Spanjolli tregon se ato kanë qenë ditët më të vështira të jetës, por ai kurrë nuk u dorëzua.

“Isha i frikësuar për vdekje, pasi ishte një kohë shumë e vështirë. Mund të them se ishin muajt më të komplikuar të jetës sime. Erdha në Spanjë dhe bisedova me mjekët, por ata kishin përgjigje të ndryshme. Nuk dinim asgjë se çfarë do të ndodhte deri nesër me fëmijën dhe në këto kushte, nuk mund të jesh kurrë i përqendruar.

Kthehesha në dhomën e zhveshjes dhe shikoja telefonin duke menduar se çfarë po ndodhte, pse po ndodhte. Kam një tatuazh në dorë ku shkruhet “Never Give Up” (Kurrë mos u dorëzo) të cilin e shihja gjithmonë dhe më dukej sikur më jepte forcë, megjithëse vazhdoja të isha i mërzitur.

Falë Zotit, tani ka kaluar çdo gjë por unë sërish e mbaj një sy drejt familjes, megjithëse mjekët kanë bërë disa teste të ndryshme. Ky rast, mua më ndryshoi pikëpamja për jetën dhe mënyra se si unë e shoh familjen. Më ndryshoi gjithçka por vetëm mënyra se si shoh futbollin mbeti e paprekur. Jam gati për sezonin e ri dhe do të jap 100%”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Related posts

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, arrin akordin me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb…

Delo.autor

MILANI E PRET/ IBRA: Kthim në Europë? Nuk e kam menduar, tani e kam një farë…

Isa.Autor

Rrëfehet agjenti: Real Madrid ka refuzuar dy super oferta për Asensio

Sadik.Autor

Leave a Comment