Futboll Sport

MERKATO/ Roma interesohet për sulmuesin e Milan

Roma raportohet se është takuar me agjentin e Suso-s, teksa e sheh lojtarin e Milan si një alternativë potenciale të Malcom.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me Bordeaux për të blerë Malcom, por Barcelona ia ka rrëmbyer në fund lojtarin.

Drejtori sportiv Monchi është akoma në kërkim të një sulmuesi të djathtë dhe calciomercato.com raporton se ai është takuar me agjentin e Suso-s, Alessandro Lucci ditën e diel.

Spanjolli ka një klauzolë lirimi 38 mln euro, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë dhe e vlefshme deri më 15 korrik.

Kuqezinjtë duan rreth 40 mln euro për lojtarin, por për momentin Roma nuk është gati të bëjë një ofertë.

Alternativat e tjera janë Bailey i Leverkusen, Neres i Ajax, Oyarzabal i Real Sociedad, Forsberg i RB Leipzig dhe Berardi i Sassuolo-s.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tekniku italian largohet nga skuadra e Serisë A në fund të sezonit, ja emri…

Delo.autor

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino paralajmëron Alderweireld: “Askush nuk më bën dot…”

Isa.Autor

REALI “qan” RONALDON/ 4 shtylla dhe 24 raste të humbura nga madrilenët

Isa.Autor

Leave a Comment