Futboll La Liga Sport

REAL MADRID PRANË REKORDIT TË ZI/ 6 orë e 49 minuta pa gol…

Real Madridi ka harruar të shënojë. Trajneri Julen Lopetegui është në vështirësi dhe nuk po mundet ta gjejë formulën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë “infertiliteti” të sulmuesve të vet. Një problem themelor për një skuadër, që duhet t’i fitojë të gjitha.

Në mënyrë të veçantë, “Los Blancos” nuk shënojnë gol prej 6 orë e 49 minutash lojë, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Goli i fundit u shënua nga Asensio në “Santiago Bernabeu”, kundër Espanyol, më 22 shtator. Nga aty e deri më sot, skuadra e Lopetegui ka vijuar “agjërimin” në këtë drejtim. Më konkretisht, nuk ka shënuar dit ndaj Sevilla, Atletico Madrid, CSKA e Moskës dhe Alavés. Pra, Real Madridi është “bllokuar”.

Situata është shqetësuese, tregon se largimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, verën e këtij viti, ka lënë një boshllëk të madh. Golashënuesit e tanishëm të “LOs Blancos” janë Benzema (5 gola), Bale (4), Sergio Ramos (3), Isco (2) dhe Carvajal, Asensio e Mariano Diaz (1). Lopetegui duhet menjëherë të gjejë një antidot të kësaj situate.

Nëse Real Madridi nuk do të shënojë edhe për një periudhë tjetër prej 55 minutash lojë, do të arrijnë rekordin më të keq në historinë e vet, që daton në vitin 1985, kur të bardhët nuk e gjetën dot rrugën e golit për 7 orë dhe 23 minuta. Të shtunën mbërrin Levante në “Santiago Bernabeu”, ekipi i vendit të 11-të në renditjen aktuale të La Liga-s, me 10 pikë.

Related posts

DOMINIM TOTAL/ N’Zonzi dhe Dzeko i japin fitoren e radhës Romës

Isa.Autor

Lazio-Roma, derbi vlen një vend në Champions

Sadik.Autor

Në fund të sezonit Barçës i largohet një lojtar i madh, nënshkruan me …

Q.Autor

Leave a Comment