Futboll Sport

De Bruyne zbulon sekretet: Brazili nuk diti ç’të bënte, ja si ia punuam…

Brazili nuk kishte asnjë ide se si të luftonte me egërsinë e Belgjikës gjatë gjysmës së parë të çerekfinales së Kupës së Botës, ku belgët fituan 2-1, sipas Kevin De Bruyne. Të dy golat që e ndëshkuan “Selecao” erdhën si rezultat i kundërsulmeve të shpejta. Goli i De Bruyne u realizua pas një goditjeje të shkëlqyer nga distanca.

De Bruyne mendon se paaftësia e Brazilit për t’u përshtatur siç duhet me taktikat e Belgjikës, përfundimisht iu kushtoi amerikano-jugorëve. “Unë mendoj se i kemi ndërruar gjërat në taktikë, – tha njeriu i ndeshjes për gazetarët, në “Kazan Arena”.

– Romelu Lukaku dhe Eden Hazard e ndryshuan pozicionin dhe u përpoqën për të krijuar shumë mundësi, me Marcelo në krah. Mendoj se në gjysmën e parë kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë mundësi dhe ata nuk e dinin se çfarë duhej të bënin. Në pjesën e dytë ata ndryshuan taktikisht dhe Brazili ishte më i mirë, por edhe atëherë arritëm të krijojmë mundësi”.

Belgjikën e kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë e pret tashmë Franca e Didier Deschamps, teksa De Bruyne thotë se ekziston një mundësi e rrallë për vendin e tij. “Franca ka një ekip të jashtëzakonshëm, por mendoj se kur arrini gjysmëfinale të Kupës Botërore, kurrë nuk do të përballeni me kundërshtarë të dobët, – shtoi De Bruyne. – Të gjitha ekipet e përfshira dinë se si të luajnë futboll.

Ne jemi në një pozitë të barabartë me Francën, diferenca është minimale. Do të bëjmë gjithçka që mundemi fizikisht. Ne kemi arritur diçka me të vërtetë të bukur dhe nuk është e lehtë, pasi keni 10 deri në 15 ekipe, që vijnë këtu për të fituar. Sigurisht që jemi krenarë për arritjen në gjysmëfinale dhe ne do të bëjmë çmos për të fituar ndeshjen kundër Francës”.

 

Related posts

NDESHJA ME LITUANINË/ Lorik Cana analizon “dorëzimin pa kushte” të Shqipërisë: Sakrifikuam në Bjellorusi, dje morëm “kolpo”

Delo.autor

Dëshira e madhe e Interit quhet Ilkay Gundogan, vetëm nëse arrihet Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

FRIKA NGA LARGIMET/ PSG nis rinovimet, Di Maria qëndron me kampionët deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment