Futboll Sport

Ronaldo: Eliminimi është i tmerrshëm, por trajneri Tite të mos largohet

Braziliani i madh, Ronaldo, thotë se trajneri Tite duhet të qëndrojë në krye të skuadrës kombëtare, pavarësisht eliminimit nga Botërori i Rusisë që në raundin çerekfinal. Belgjika triumfoi 2-1 në Kazan, të premten, në sajë të një autogoli të Fernandinho dhe “raketës” së Kevin De Bruyne, me Renato Augusto duke u përgjigjur me kokë për “Selecao”.

Pesë herë fituesit e Kupës së Botës ishin favoritë në letër, por, me Neymarin e mbytur, nuk ishin në gjendje të prishnin mbrojtjen e Belgjikës, pavarësisht presionit të madh që ushtruan në portën e Thibaut Courtois.

Njerëzit e Tite humbën vetëm një herë gjatë fushatës kualifikuese, por e ardhmja e trajnerit mund të vihet në dyshim nga dështimi i Kupës së Botës në Rusi. Ronaldo, megjithatë, thotë se Tite duhet të ketë shansin për të qëndruar në krye të skuadrës, edhe pse nuk mundi ta zgjaste qëndrimin në “Rusia 2018” përtej çerekfinaleve.

“Është një moment delikat për Brazilin, si politikisht, ashtu edhe teknikisht, – tha dy herë kampioni i botës, Ronaldo, në një paraqitje për “Globo”. – Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga “Selecao”. Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi.

Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq. Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë”.

Related posts

EDI REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Ylli Rashford nuk ia del të rikuperohet. Do të mungojë ndaj Shqipërisë

Delo.autor

REKORD UNIK NË BOTËROR/ Ronaldo: Jam krenar. Santos: Është fenomenal, do flitet edhe pas 50 vitesh për të

F.autor

TJETËR LARGIM NË SUPERIORE/ Trajneri Hasan Lika largohet nga Vllaznia, ja vendimi befasues

Delo.autor

Leave a Comment