Futboll Sport

Debutoi me gol ndaj Apolonisë, Dejan Blazhevski flet për objektivat e sezonit

Tirana e fitoi miqësoren e djeshme përballë Apolonisë së Fierit, me rezultat të pastër 2-0. Protagonist në këtë ndeshje u bë edhe lojtari maqedonas i ardhur këtë verë te bardheblutë, Dejan Blazhevski. Lojtari debutoi me gol dhe sigurisht që kjo është një gjë e rëndësishme për të. Ndërkohë lojtari ka shprehur dhe objektivat e ekipit për sezonin e ri.

“Jam i lumtur për golin e parë, por kjo ishte ndeshja e parë, një miqësore. Besoj se luajtëm mirë si skuadër, qarkulluam topin. Kemi bërë disa seanca stërvitore dhe ne do të luajmë edhe disa takime, shpresoj që në to të përmirësohemi akoma më shumë për të qenë gati për fillimin e sezonit. Stadiumi është shumë i mirë, dhe tifozët po ashtu.

Në një ndeshje miqësore erdhën nuk e di se sa, por shumë për një takim miqësor. Shpresojmë që kur të nisë sezoni ta kemi plot sezonin. Mendoj se është momenti, por ne duhet të ecim hap pas hapi, pastaj të shohim. Të shkojmë në Europë një herë pasi klubi vjen nga kategoria e Parë dhe është e vështirë, por unë shpresoj që të japim gjithçka dhe të fitojmë titullin”.– u shpreh Blazhevski.

 

Related posts

MBLEDHJA E UEFA-s NË TIRANË/ Zbulohet stadiumi për finalen e Champions-it në 2027

F.autor

Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, për të paktën edhe një vit

Q.Autor

IMPAKTI QË I KËRKOHET MESFUSHORIT/ Luis Alberto: Sezon i vështirë për Lazion, por tani duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment